LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakroi 16-vjeçarin dhe e groposi/ Kalon për gjykim dosja e 31-vjeçarit

19 Nëntor 2023, 14:47, Kronika CNA
Masakroi 16-vjeçarin dhe e groposi/ Kalon për gjykim dosja e
Foto ilustruese

Dosja penale e shtetasit Kristjan Cenaj, 31 vjeç, i arrestuar një vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit M.GJ. në Kurbin ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

31-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa Prokuroria ka provuar se ai ka vrarë adoleshentin për t’i marrë orën Rolex dhe varësen të cilat i kishte me vete në ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi iu gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

K.C. është arrestuar në datën 10.10.2022 për veprën penale "Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal./ CNA

 

Lajmet e fundit nga