LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Megaoperacioni “Tempulli”/ Kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

19 Shtator 2023, 09:17, Kronika CNA
Megaoperacioni “Tempulli”/ Kapet 26-vjeçari i shpallur
Foto ilustruese

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen "28 nëntori", është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. / CNA

Lajmet e fundit nga