LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmontohet rrjeti i trafikantëve të drogës Shqipëri-Itali/ Mes të arrestuarve 16 shqiptarë, shfrytëzonin dhe vajza për prostitucion

13 Shtator 2023, 11:44, Kronika CNA

Çmontohet rrjeti i trafikantëve të drogës

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku droge në Milano, ku janë arrestuar në total 24 persona në provinca të ndryshme, nga të cilët 16 shqiptarë.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos e zhvilluan aksionin këtë mëngjes në provincat e Milanos, Bergamo, Cremona, Lecco, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia, Cosenza. 

Policia sekuestroi 42 kilogramë drogë, mes të cilave 6 të gjetura në një makinë që udhëtonte nga Zvicra në Itali.

Nga hetimet rezultoi se bashkëpunëtorët menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një sistem të shfrytëzimit të prostitucionit të vajzave nga Lindja. 

Këto të fundit dhunoheshin dhe kërcënoheshin për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm. 

 

Lajmet e fundit nga