LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet zyrtari i policisë kufitare në Korçë

30 Nëntor 2023, 18:50, Kronika CNA

Ndalohet zyrtari i policisë kufitare në Korçë

Këtë të enjte është ndaluar në Korçë një zyrtar i policisë kufitare.

Bëhet fjalë për Shefin e Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, S. P.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai deklaroi se zyrtari i policisë dyshohet se është i përfshirë në trafikun e narkotikëve.

"Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Përgëzime dhe vetëm përpara!", theksoi Balla./ CNA

Lajmet e fundit nga