LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim nga policia/ Zhduket Ervis Martinaj

11 Gusht 2022, 10:49, Kronika CNA
Në kërkim nga policia/ Zhduket Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

Zhduket Ervis Martinaj, i cili prej kohësh është shpallur në kërkim nga policia.

Familjarët kanë denoncuar se prej tri ditësh kanë humbur kontaktet me Ervis Martinajn.

Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK-ut, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer se Martinaj e kishte paguar për të eliminuar Indrit Doklen.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga