LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga operacioni blic në Vlorë/ Arrestohen 3 persona

17 Shtator 2023, 21:55, Kronika CNA

Detaje nga operacioni blic në Vlorë/ Arrestohen 3 persona

Detajet e para kanë dalë në dritë nga operacioni blic i policisë dhe FNSH-së në Vlorë.

Raportohet se deri më tani janë arrestuar 3 persona. Dyshohet se të arrestuarit janë përplasur fizikisht me efektivët.

Ata kanë qenë në survejim nga agjentë civilë të policisë.

Aksioni i kësaj mbrëmjeje është në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 233 persona dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë.

Blutë sekuestruan 829 kilogramë kanabis, 61 kilogramë heroinë, 15 kilogramë heroine,15 kilogramë ekstazi, si dhe një lloj droge të re në formë xhelatine./ CNA

Lajmet e fundit nga