LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Polici i burgjeve porositi vrasjen e dy personave/ 3500 euro paradhënie

4 Tetor 2022, 15:09, Kronika CNA

Polici i burgjeve porositi vrasjen e dy personave/ 3500 euro paradhënie

Mes të arrestuarve nga operacioni “Porositësi”, ishte edhe një polic i burgjeve i quajtur Flamur Bejko.

Ky person, sipas deklaratës së kreut të policisë së Durrësit, Skënder Hitaj, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Gentian e Indrit Beqiraj për të kryer një vrasje.

Bëhet fjalë për 2 persona që kishte një konflikt të hapur me të.

Dy personat që do ekzekutoheshin nga Gentian dhe Indrit Beqiraj, janë S.Z dhe I.H., pasi syshohet se e kanë rrahur policin e burgjeve dhe ky në shenjë hakmarrjeje donte t’i eliminonte fizikisht.

 “Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga