LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prag kasaphane në Qafë-Thanë/ Çahet serbatori me naftë i maunes, derdhet karburanti

25 Maj 2023, 19:16, Kronika CNA

Prag kasaphane në Qafë-Thanë/ Çahet serbatori me

Një mauneje në Qafë-Thanë i është çarë serbatori pasditen e sotme. Mësohet se nafta është derdhur në tokë.

Maunia ka qenë duke ngjitur Qafë-Thanën dhe e gjithë rruga është mbuluar me naftë.

Pas saj vijnë makina të shumta, edhe të tonazhit të rëndë, ndërsa rrezikohet të bëhet një kasaphanë.

Kjo pasi maunet dhe automjetet që vijnë pas saj rrëshqasin nga rruga për shkak të naftës së derdhur.

Maunia ndodhet në rrugë dhe ka bllokuar edhe më tepër qarkullimin, ndërsa policia nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Ndërkaq, pritet të merren masa për të lehtësuar qarkullimin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga