Biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë në qeli, është denoncuar për përvetësimin e tokave në Velipojë.
Gjatë këtij procesi ai është hasur me kundërshtinë e pronarëve të vërtetë të tokave, një ndër të cilët edhe Dedë Marku.
Ky i fundit, pronar i një lokali, ka treguar në emisionin e Klodiana Lalës përballjen me Pëllumb Gjokën.
Ai tha se në vitin 2012, kur edhe nisi konflikti, Pëllumb Gjoka i mësyu në lokalin e tij dhe i kërkoi që të largohej nga toka, me pretendimin se pavarësisht se lokali ishte me letra, objekti ishte ndërtuar në truallin e tij.
Marku zbulon se biznesmeni e kishte kërcënuar dhe ishin betuar për konflikt, i cili ishte degjeneroi deri në përdorimin e armëve.
“Pëllumb Gjoka i shkatërroi se bëri dokumente false për atë vend aty.
Ranë ishte ajo, buzë detit, se na kena aty qysh në vitin 1997. Paguajmë taksat vit për vit, edhe atëherë ai na sulmoi masandej tek lokalet, tu na prishë në 2012, në 2020”, u shpreh ai.
Dedë Marku deklaroi se në 11 mars të 2013-ës u krye atentati ndaj djalit të tij, Viktorit, për të cilin sigurisht akuzon biznesmenin.
Viktori ishte duke udhëtuar me kamionin e tij “Benz” kur 3 persona të armatosur me kallashnikov e me maska i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri, por fatmirësisht ai nuk pësoi dëmtime.
“Katër vetë, tre automatikë, 300 fishekë, në 12 të ditës, me makinë policie, me rrobe ushtarake. Ky i kishte vesh, ky i kishte financue, Pëllumbi…”, rrëfen ai, ndërsa tregoi se djali i tij kishte pasur një konflikt me Ardian Becin, kushëririn e Pëllumb Gjokës.
Dedë Marku zbuloi se pas kësaj ngjarjeje shkoi të takojë personalisht Pëllumb Gjokën, por ky i fundit iu shmang.
“Unë kam pas 1 javë që kam ardh me u taku me ta. Mu më ka thënë se ka vi…me qenë djali jot në vorr tash. Atëherë s’ka vonu një javë edhe ka kry atentatin ai. Kena pas komunikime mas do kohësh, me një fjalë, jo me Pëllumbin po me do njerëz të tjerë. Kena bisedue. E kena bo ne na kanë thanë,”, u shpreh Dedë Marku.
Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat mes Ardian Becit dhe familjarëve të tij, ku qartazi shihet se ata porosisin njëri-tjetrin të mos bien në kundërshti me deklaratat para hetuesve.
Këto biseda janë kapur nga një përgjim ambiental që Prokuroria e Shkodrës ka kryer në vitin 2020, në lidhje me ngjarjen.
Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka në dëshminë dhënë para policisë, ‘mbron’ të afërmit e tij, pra anëtarët e familjes Beci./ CNA
Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 16...
Një sherr ka ndodhur mes dy kushërinjve mbrëmjen e dje...
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 6 persona G. Ll., R...
Policia e Tiranës ka njoftuar se mesditën e së mërkurës nj...
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale A.T. , pasi k...
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku droge në...
Policia në Kamëz ka arrestuar 2 persona E. M., 21 vjeç dhe...
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2 mijë kilogramë ko...
Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një ngjarje krim...
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vlorë, ku p...
Jashar Maja i cili pak kohë më parë u dhunua në mënyrë...
Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se kishte arrestuar një 3...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë nj...
Një 31-vjeçar publikoi një video në rrjetin social “TikTok...
Një situatë e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme...
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-F...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me rastin e ...
Policia e Tiranës ka arrestuar 53-vjeçarin Andi Alimehmeti...
Policia në Fier ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale E. R....
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...