LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet anija me 2 tonë kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve një shqiptar, roli i tij

13 Shtator 2023, 09:47, Kronika CNA

Sekuestrohet anija me 2 tonë kokainë në Spanjë, mes të

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2 mijë kilogramë kokainë në një anije, që ndodhej në brigjet e Galicisë.

Mediat spanjolle raportojnë se në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg. Ky i fundit ishte edhe kapiten i mjetit lundrues.

Sasia e drogës do të nxirrej në breg nëpërmjet një varke të vogël. 

Droga, e cila i përket klanit ballkanik, e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras, u kap në një anije tregtare të linjës së rregullt që vinte nga Amerika e Jugut.

 

 

Lajmet e fundit nga