LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpëtoi atentatit të Martin Bardhit?/ Saimir Reçi shpjegon me detaje: Më bllokuan rrugën…

29 Nëntor 2023, 21:55, Kronika CNA
I shpëtoi atentatit të Martin Bardhit?/ Saimir Reçi shpjegon me
Marjan Marku alias Martin Bardhi

Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat në 26 shtator të këtij viti dhe një nga pistat e hetimit është përplasja që viktima ka pasur me Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

Në 26 mars 2023, Martin Bardhi, djali i tij Erind Bardhi dhe i afërmi Kristjan Marku, qëlluan me armë Saimir Reçin, i cili fatmirësisht, mundi t’i shpëtojë plumbave falë edhe makinës së blinduar me të cilën po lëvizte në atë moment.

Në vendngjarje asokohe u gjetën 7 gëzhoja armë zjarri, ndërsa u mor edhe dëshmia e Reçit.

Ky i fundit, sipas dosjes hetimore të zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala, ka thënë se ditën që u krye atentati ndaj tij ka parë dhe debatuar me një person, në shoqërinë e një efektivi policie, që po filmonte banesën e tij.

“Gjatë marrjes në pyetje Saimir Reçi ka sqaruar se përpara se të ndodhte ngjarja, ai kishte dalë me mjetin e tij në rrugën në afërsi të pallatit në të cilin banon, ku aty ka parë një automjet tip ‘Mercedes Benz’ 220, i cili drejtohej nga F.LL, djali i një punonjësi policie. Ndërsa në sediljen e pasme, sipas tij, ishte një shtetas tjetër, i cili kishte në dorë një aparat celular.  Ai thotë se ata kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe se ai i ka ndjekur, i ka parakaluar dhe ka arritur t’i ndalojë. Gjatë këtij momenti ai i ka thënë drejtuesit të mjetit të mos ecte me shpejtësi dhe të mos sillte persona të tjerë në lagje. Por ai sipas tij e ka goditur me shpullë në fytyrë dhe më pas është larguar”, thuhet në dosje.

Ai ka rrëfyer se pas kësaj përplasjeje ka u sulmua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit nga babë e bir dhe i afërmi i tyre.

“Saimir Reçi personi që u tentua të ekzekutohej, deklaroi më pas se më datë 26 mars 2023, rreth orës 17.00-18.00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin që ka në përdorim BMË seria 7 me targa AA 681 YT, i cili është i blinduar.

Ai ka bërë një xhiro në rrugën kryesore të qytetit, ku ka ndaluar përpara lokal ‘Filopati’, pasi kërkonte të merrte një fishë telefoni teknjë dyqan që ndodhet përballë lokalit. Në momentin që ka zbritur nga mjeti të cilin e ka lënë të ndezur, ai thotë se ka parë një automjet tip Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa TR, numrat nuk i ka fiksuar, e cila i ka dalë përpara mjetit dhe i ka bllokuar rrugën. Në këtë çast sipas tij kanë zbritur nga makina e tyre Kristian Bardhi nipi i Martinit, Martin Bardhi si dhe djali i tij Erind Bardhi të cilët janë nga fshati Ndërfushas. Të tre këta shtetas kanë patur në duar armë zjarri pistoleta.

Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi qëndruan përpara mjetit dhe qëlluan me armë zjarri në xhamin e parë dhe në atë të derës së drejtuesit të mjetit. Meqë mjeti ishte i blinduar plumbat nuk depërtuan në brendësi.

Pasi qëlluan disa herë Kristjan Bardhi dhe Erind Bardhi hipën në automjetin e tyre dhe u larguan. Ndërsa Martin Bardhi u largua në këmbë në drejtim të rrugës së komisariatit të policisë”, theksohet në dosje.

Pasi u sulmua, Saimir Reçi ka zbuluar se është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe në rrugën e Vorfit, goma e makinës së tij ndeshi në një teh dhe ndaloi pranë një karburanti.

Ai i ka ndihmë drejtuesit të një mjeti që kaloi rastësisht pranë karburantit, të cilin nuk e njihte dhe ky i fundit e ka dërguar në shtëpi./ CNA

Lajmet e fundit nga