LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me 139 mijë euro kokainë në Irlandë/ 2 vjet burg për mekanikun shqiptar

29 Nëntor 2023, 19:15, Kronika CNA

U kap me 139 mijë euro kokainë në Irlandë/ 2 vjet burg

Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me drogë, është dënuar me dy vite burg.

Vendimi është marrë së fundmi nga Gjykata Penale e Qarkut të Dublinit.

Ibraj u kap në një kryqëzim në Porterstown Road të Dublinit duke marrë një çantë, e cila më vonë rezultoi se ishte e mbushur me drogë.

Dyshja nuk ishin nën asnjë survejim. Gardai (policia irlandeze) iu afrua dhe i kërkoi të dorëzonte çantën, por shqiptari për tu shmangur fillimisht i dha një qese me patate, më pas një qese me rroba dhe kur nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër dorëzoi çantën Lidl që mbante drogë.

Në mjetin e tij u gjet një tjetër pako me kokainë. E gjithë droga kapte shifrën e 139,132 eurove.

Gjykata Penale e Dublinit dënoi edhe personin tjetër që dorëzoi drogën, por atë me 4 vite burg./ CNA

Lajmet e fundit nga