LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë?

23 Shtator 2022, 09:47, Kronika CNA

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër/ Çfarë zbuluan

Kamerat e sigurisë ndihmuan blutë e Shkodrës në identifikimin e Bajram Çekores si autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

Është ky detaji i fundit i raportuar nga gazetari i “Euronews Albania”, Teodor Gjerga.

Ka qenë edhe ekspertiza e mjekësisë ligjore, që ka ndihmuar policinë për të pasur emrin e 24-vjeçarit si të dyshuarin kryesor.

Ndërkohë, mësohet se në funeralin e Ismet Çekores, babait të Bajram Çekores, ka marrë pjesë edhe babai i 19-vjeçarit Ejon Xhenje, duke mos pasur asnjë lloj dijenie sa i takon përfshirjes së të birit apo personave të tjerë për vdekjen e tij.

Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, teksa ndodhej në brendësi të një lokali në lagjen “Kiras”.

Gjatë komunikimit të shkurtër me efektivë të policisë, i ati i viktimës tha se i biri nuk ka pasur konflikte, por se mund t’i ndodhte diçka prej kushërinjve të tij.

Ndërsa, Bajram Çekorja, është në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.

Pak ditë para se të ekzekutohej, Ismet Çekorja dha një intervistë për “Euronews Albania”, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.

Lajmet e fundit nga