LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Sukth/ Dalin detaje të tjera, zbulohet e shkuara e errët e vëllait të tij

27 Shtator 2023, 14:07, Kronika CNA
Vrasja në Sukth/ Dalin detaje të tjera, zbulohet e shkuara e
Foto ilustruese

Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje me vrasjen e F.D, në Sukth. Sipas gazetares Klodiana Lala viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda si dhe nuk përjashtohen si pistë edhe lidhjet e tij me trafikun e drogës.  

Ndërsa emri i vëllait të tij, i cili përdorte dy emra, F.D, del në disa ngjarje kriminale.

Vëllai i viktimës dyshohet se ka plagosur një 23-vjeçare si dhe zhdukjen e nje personi me inicialet T.M.

Ai ka qenë arrestuar në Spanjë ku akuzohet për vjedhje automjetesh, falsifikim të dokumenteve, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal. Mësohet se ai drejtonte grupin kriminal.

Vëllai i viktimës F.D në muajin korrik u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.

Ndërsa akuza për zhdukjen e një personi u bënë me dije në emisionin “Në shënjestër” të Klodiana Lalës, ku nëna e të zhdukurit në vitin 2018 në Spanjë T.M, tha se F.D kishte gisht në zhdukjen e djalit./CNA

 

Lajmet e fundit nga