LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota e artit në zi/ Shuhet aktori dhe regjisori, Francesco Nuti

12 Qershor 2023, 19:31, Kulturë CNA

Bota e artit në zi/ Shuhet aktori dhe regjisori, Francesco Nuti

Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Romë. 

Mediat e huaja raportojnë se prej disa kohësh ai ishte i sëmurë. 

Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Ginevra, e cila së bashku me familjarët kanë përcjellë falenderime të sinqerita për personelin shëndetësor.

Familjarët kanë kërkuar nga mediat që të respektohet dhimbja e tyre dhe t’i jepet hapësirë për privatësi.

Regjisori lindi në Prato në vitin 1955 dhe sot u shua në moshën 68-vjeçare.

Kujtojmë se Nuti vuante nga probleme shëndetësore.

Në vitin 2006, një aksident në familje i shkaktoi një hematomë në kokë dhe dëmtime të rënda neurologjike. 

Ai humbi aftësinë e të folurit dhe lëvizte me karrige me rrota.

Francesco Nuti ka shkëlqyer në karrierën e tij si komendian dhe regjisor. Ai pati një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 me filmat “Unë”, “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde”.

Film i tij i fundit theu të gjitha rekordet e fitimeve, pasi ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga