LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që i përkushtoi jetën artit

21 Qershor 2023, 20:11, Kulturë CNA
Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, humbi sot betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare në spitalin e Athinës.

Aktori me origjinë nga Saranda la pas një karrierë të pasur. Studimet e mesme ai i kreu në Shkollën e Kulturës në Tiranë, në degën e regjisurës dhe gjatë kohës që ishte në shkollë u aktivizua në rrethin e Teatrit, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, në Tiranë.

Por në vitin e tretë, Nika u përjashtua për shkak se këndonte dhe u mësonte të tjerëve këngë të huaja, gjë që nuk lejohej në sistemin e atëhershëm, i cili e dënoi dy vite, duke u punësuar në fabrika të ndryshme.

Më vonë, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke hapur bunkerë e tunele, si dhe punoi për pesë vite në një fabrikë tullash.

Por Anastas Nika nuk u shkëput kurrë nga bota e artit, pasi gjatë natës punonte në fabrikë dhe gjatë ditës aktivizohej me trupën e Teatrit të qytetit të Sarandës.

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që

Ai përfundoi shkollën e mesme për Agronomi, kreu një kurs për regjisor pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe përfundoi studimet për aktor në Akademinë e Arteve të Bukura.

Kjo i hapi rrugën si aktor në Teatrin Profesionist të Elbasanit e më pas në Teatrin e Estradës në Sarandë. Gjithashtu, ai punoi si Specialist i Lëndës së Teatrit në shkollat e mesme të qytetit të Sarandës, si dhe në kursin e Teatrit, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Sarandë.

Anastas Nika realizoi me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që

Ai ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir” (Shekspir), “Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët” (Maksim Gorki), “Antigona” ( Sofokliu), “Njeriu që pa vdekjen me sy” ( Viktor Eftimiu), “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri” (Nikollaj Gogol), “Fejesa” ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime” (Miro Gavran, kroat), e tjera.

Nika ka vënë në skenë si regjisor mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festivale e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë dhe komedi, ndërmjet tyre: “Dhëndri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, “Marrëzia e një të mençuri” e tjerë.

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që

Gjithashtu, ai ka realizuar rreth 50 minifilma poetikë me autorë të shquar shqiptarë dhe nga bota, filma televizivë dhe dokumentarë.

Regjisori është nderuar nga UNESCO me “Kurora e Argjendë” për veprimtarinë artistike, si dhe me një sërë çmimesh.

Vitet e fundit atij i është dashur të luftojë me një sëmundje të rëndë.  Të afërm dhe miq të shumtë iu gjendën pranë për ta ndihmuar edhe ekonomikisht. Por këtë të mërkurë Anastas Nika mbylli sytë përgjithmonë./ CNA.al

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që

Jeta e mundimshme dhe beteja me sëmundjen/ Anastas Nika, regjisori që

Lajmet e fundit nga