LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet Liturgjia Hyjnore panagjirike

2 Gusht 2023, 17:00, Kulturë CNA

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Këtë të martë të 2 gushtit është kremtuar përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastas Jonullatos.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore panagjirike. Në meshë morën pjesë Mitropoliti i Korçës, Joan Pelushi, ai i Apollonisë, Nikolla Hyka, i Elbasanit, Andon Merdani, i Amantias, Nathanail Stergiu dhe Episkopi i Bylisit, Asti Bakallbashi.

Gjithashtu liturgjisë iu bashkuan edhe mjaft klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi Anastas tha se mrekullia të cilën jetojmë janë dhuratë dhe bekim nga Perëndia. Ai theksoi se sfidat dhe problemet e të tashmes dhe të ardhmes do t’i kapërcejmë.

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Nga kremtimi i këtij përvjetori, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar disa foto dhe ka treguar detaje nga ceremonia.

Deklarata e Kishës Orthodhokse Autoqefale:

Kremtohet 2 gushti, përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

Data 2 gusht, bashkë me 24 qershorin e vitit 1992, në të cilat përkujtojmë zgjedhjen dhe Fronëzimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, janë në unison datat që shënojnë ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky përvjetor përkoi sivjet edhe me 25-vjetorin e ringritjes së Sinodit të Shenjtë, pas shkatërrimit ateist komunist.

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Me rastin e të kremtes së 31-vjetorit të Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, më 2 gusht 2023, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në kryeqytet, u krye Liturgjia Hyjnore panagjirike. Bashkëmeshuan Mitropoliti i Korçës, Joani; i Apollonisë, Nikolla; i Elbasanit, Andoni; i Amantias Nathanaili; Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe mjaft klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Në Liturgji morën pjesë besimtarë nga Tirana dhe nga i gjithë vendi, të ardhur për të festuar së bashku në këtë ditë të shënuar. Atmosferë të veçantë krijoi prania e të rinjve të kampeve për djem dhe vajza “Rilindja”.

Për veprën e mrekullueshme të realizuar me ringritjen e Kishës sonë dhe themelin e shëndoshë shpirtëror që vendosi Kryepiskopi Anastas, foli në emër të Mitropolitit të Gjirokastrës Akimandriti Porfirios nga Mali i Shenjtë.

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Urimet dhe falënderimet e të pranishmëve, klerikëve dhe laikëve, për Fortlumturinë e Tij, i përcolli në fund të Liturgjisë Hyjnore Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani.

Kryepiskopi, duke pritur urimet e besimtarëve të shumtë, theksoi se mrekullia të cilën jetojmë në realitetin e Kishës sonë të ringjallur, janë dhuratë dhe bekim nga Perëndia. Sfidat dhe problemet e të tashmes dhe të ardhmes do t’i kapërcejmë, sepse kemi mbështetur besimin tonë tek Perëndia i Gjithëpushtetshëm, që ka fjalën e fundit.

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Pas Liturgjisë Hyjnore, në sallën e amfiteatrit të Qendrës Kulturore u zhvillua një program kushtuar kësaj dite. Aktiviteti u moderua nga Atë Grigor Pelushi. Programi nisi me një referim nga Dr. Thoma Shkira mbi persekutimin ateist të Kishës, që u shoqërua me një dokumentar të ri lidhur me këtë temë; pasoi një tjetër dokumentar mbi veprën e Kryepiskopit Anastas dhe një shfaqje artistike nga grupet e kampeve për fëmijë dhe të rinj, me pjesë muzikore, valle popullore, këngë tradicionale të kampeve, poezi etj.

Në përfundim të programit, një fotografi e përbashkët e realizuar në sallën e amfiteatrit fiksoi kujtimin e bukur të kësaj dite./ CNA.al

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Kremtohet përvjetori i fronëzimit të Kryepiskopit Anastas/ Mbahet

Lajmet e fundit nga