LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

21 Qershor 2023, 18:41, Kulturë CNA
Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika

Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga djali i tij, Enea Nika.

Aktori dhe regjisori shqiptar ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Ai  u nda nga jeta në spitalin e Athinës dhe ceremonia mortore do të mbahet nesër në Sarandë.

Të dashur miq,

Me keqardhje ju lajmëroj që babai, Anastas Nika sot në mëngjes u bashkua me Zotin në spitalin e Athinës.

Presim ngushëllimet te "Shtëpia funerale Bebri" nesër nga ora 8:30 deri në 13:00 (në limion përballë varrezave).

Varrimi do jetë nesër në orën 13:00 në varrezat e Sarandës.

Me respekt familja Nika!”, njofton djali i aktorit.

Anastas Nika ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Ai ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir” (Shekspir), “Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët” (Maksim Gorki), “Antigona” ( Sofokliu), “Njeriu që pa vdekjen me sy” ( Viktor Eftimiu), “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri” (Nikollaj Gogol), “Fejesa” ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime” (Miro Gavran, kroat), e tjera.

Gjithashtu, Nika ka vënë në skenë si regjisor mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festivale e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë dhe komedi, ndërmjet tyre: “Dhëndri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, “Marrëzia e një të mençuri” e tjerë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga