LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria në 'boom' turistik”/ Media franceze zbulon "çelësat" e suksesit

30 Qershor 2023, 16:23, Kulturë CNA

“Shqipëria në 'boom' turistik”/ Media franceze

Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikull promovues Shqipërisë për sezonin veror turistik.

Euronews France” e cilëson Shqipërinë si vend me peizazhe të bukura, mikpritje autentike dhe plazhe që të “lënë pa frymë”.

Në artikull thuhet se “çelësat” e suksesit janë bukuria e peizazheve të Shqipërisë, natyra mikpritëse edhe çmimet e përballueshme.

Artikulli i plotë:

Vendi tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit dhe shpreson të kalojë pragun e dhjetë milionë vizitorëve në vitin 2023.

Nëse Shqipëria ka qenë kaq e suksesshme vitet e fundit, kjo është për arsye të mirë: 450 kilometrat e saj bregdetare ofrojnë plazhe që “të lënë pa frymë”.

Që nga fillimi i pranverës suksesi i vendit ka qenë i dukshëm dhe agjencitë turistike presin gjithnjë e më shumë turistë. Numri i tyre rritet me rreth 20-30% çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet edhe në krahasim me rezultatet e vitit 2022.

Cilat janë “çelësat” e suksesit të Shqipërisë?

Bukuria e peizazheve të saj, natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme! Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim varion nga 30 deri në 300 euro. Turistët vlerësojnë mundësinë një qëndrim të përballueshëm në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta.

Ministria e Turizmit shpreson të mirëpresë rreth 10 milionë turistë në vitin 2023./ CNA.al

Lajmet e fundit nga