
Pse është e madhe “Festa e Shipshanit”
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli sytë e quajta Ane.
Nuk e dija që ashtu thirret nëna, e dija që cilado gjyshe Ane e kishte emrin. E kështu Aneja ime, që më rriti sa erdha në shtëpi nga materniteti e derisa i hodha një grusht dhe te varrezat e Korçës, çdo ditë mbaj mend që lutej e falej në gjuhë të huaj.
Nuk vë dorën në zjarr nëse i dinte arabisht ato që thosh, pra i kishte mësuar përmendësh, por kujtoj që ligjërata e saj qe e mbushur me plot zanore "a" dhe me “ll” pa fund. Dukej sikur i gëlltiste fjalët që i rrëshqisnin nëpër grykë. E dija që ishte besimtare muslimane jo ngaqë falej rregullisht, por ngaqë frazat që thosh i kishte të njëjtat. Pra lutje të mësuara saktë prej dikujt se vetë ajo s’dinte as shkrim e as këndim.
Kështu rrodhi besimi i saj deri sa në shtëpi erdhi nuse nëna ime. Ajo mbërriti atje pa dasëm e pa bujë me orkestër nga që gjyshi im nuk donte një dhëndër musliman. Pra e mësuat, mamaja ime qe ortodokse. E sa erdhi aji te aneja, aneja nuk hoqi dorë nga lutjet e saj prej muslimaneje të devotshme. Vazhdoi ritualin,madje me zë pak më të lartë se më parë,si për inat të mamasë, mendonim ne të gjithë. Që t’i tregonte se te kjo shtëpi ku ajo vuri këmbën kishte një zonjë që shkonte në xhami dhe që dinte përmendësh plot faqe të Kuranit.
Ama dhe nëna nuk u tut fare. Bash te dhoma e ndenjes, në cep të murit vuri një ikonë të Shën Mërisë dhe herë pas here ndiste qiri, lutej e falej dhe ajo. Qe jetë e bukur ato mote jeta jonë. Plot lutje e falje. Më shumë dëgjonim Krisht e Muhamet se emrat tanë a të komshinjve.
Por derisa një mëngjes mamaja dhe ne fëmijët e kapëm gafil gjyshen. E kapëm anenë para Shën Mërisë. E kapëm duke bërë kryqin dhe duke u lutur bash mbi ikonën e mamasë. Në fakt nuk po fliste ato fjalët arabisht, por nxirrte nga goja fjalë shqip. Ah sa shumë fjalë shqip! Thoshte, o Shën Mëri fali shëndet nuses sime punëtore, fali gëzim asaj dhe burrit të saj, fali…
Na u duk si dredhi ato çaste. Po merrte mamanë me të mirë që ajo mos i rrinte aq pranë më shën Mërisë së saj e kështu aneja ta kishte të lirë fushën e lutjeve muslimane. Kësaj dileme tentoi t’i japë shpjegim babai. Ndaj nisi hetimin:
-O ane, (kështu e thirrte dhe ai), pse për nusen e shëndetin e saj nuk i lutesh zotit tënd te xhamia, por shën Mërisë?
Aneja ndenji e heshtur ca çaste. Por vetëm ca çaste. Mendja e saj si google po rendiste arsyet e sjelljes së saj.
-Dëgjo bir! Edhe atë që thua ti e kam bërë. Madje plot e plot herë. Dhe në xhami lutem për nusen, për fëmijët dhe për ty. Por më duket se kaq nuk mjafton. Andaj bëj kryqin orë e çast dhe lutem para kësaj ikone, ndez dhe qiri.
-Pse? - e pyeti babai.
-Se duke u lutur vetëm te zoti im lutja vonohet. Zoti im do e lexojë, do e mbajë shënim, do e miratojë, më vonë do ia nisë me zarf qiellor zotit të nuses sonë. Pa do e lexojë dhe ky e më pas do të japë porosi të interesohen për shëndetin e ne të gjithëve. E sheh pra që rruga është shumë e gjatë. Ndaj unë i rashë shkurt. Shkova drejt dhe te shën Mëria. Që ajo lutjen time ta nisë urgjent dhe pa vonesë të fillojë mbikëqyrja shëndetësore mbi familjen tonë. Për më tepër mua zoti i nuses sonë më dëgjon veçan, - qeshi ajo.
-E pse kështu? - e nënqeshi babai.
-Se unë jam fe tjetër, pra jam mendim ndryshe i thoni ju me shkollë. Që respektohem d.m.th. mes njerëzve e jo më mes zotave të qiellit.
Kaq tha e mira jonë. Dhe atë çast hodhi sytë nga shën Mëria. Qeshi, bëri kryqin e shkoi matanë te dhoma e saj. Që andej nisën të na vijnë në vesh lutjet arabisht të anesë sime… të muslimanes ortodokse…
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Pas tetë viteve mungesë, ka ulur siparin edicionini i 11-t...
Kur më thanë që kushërira ime Eni qe lidhur me një burrë të ...
Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikul...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një fakt ...
ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës...
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Robert Ndrenika, ikona e kinematografisë dhe teatrit në Sh...
Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bas...
Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb K...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm it...
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...