LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretet që duhet të ndani më të tjerët përpara se të vdisni

5 Qershor 2023, 09:07, Kuriozitete CNA

Sekretet që duhet të ndani më të tjerët përpara se

Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të parë ideja e “pastrimit pranveror”. Por rreth kësaj periudhe të vitit, ju, unë dhe miliarda njerëz të tjerë, gërmojmë nëpër dollapë dhe kutitë e fshehura në papafingo apo garazhet tona. Themi me vete: "Është koha të vendos pak rregull në të gjithë rrëmujë!”

Pra, i futemi punës, dhe zakonisht jemi të kënaqur që në fund ia dalim me sukses. Pavarësisht nëse e pranoni sfidën këtë herë apo ndonjë herë tjetër, realiteti është se nëse nuk i zbuloni gjërat tuaja, një ditë këtë do ta bëjë dikush tjetër.

Dhe kjo është më se e vërtetë. Sepse kur të jesh i vdekur, njerëzit do të kalojnë nëpër duart e tyre gjithçka që ke pasur. . . kutitë dhe skedarët, historikun e shfletimit në internet, tekstet dhe emailet, faturat dhe të dhënat tua bankare, dollapët dhe sirtarët e mbeturinave. Asgjë nuk do t’i shpëtojë kërkimit të tyre.

Gjithçka do të jetë e ekspozuar. Ata mund të jenë të kënaqur me thesaret që gjejnë, siç ishte rasti i një mikeshës sime që zbuloi një grumbull parash në sirtarin e tavolinës së burrit të saj të ndjerë. Ose ndoshta do të gjejnë gjëra që i trishtojnë.

Dhe për shkak se ju nuk do të jeni aty për t’ia shpjeguar atë që është konfuze apo për t’i kërkuar falje për zbulimin tronditës, këta njerëz mund të befasohen në një mënyrë shumë negative. Por ja një fjalë shprese: “Nuk është tepër vonë për të bërë diçka për gjërat që do të gjejnë të afërmit tuaj, kur ju të mos jeni më në këtë botë”.

Një mendimtar, orator dhe shkrimtar tashmë i ndjerë me famë botërore ishte miku im. Me këtë, nuk dua të them që jemi takuar vetëm një herë në ndonjë studio televizive. Ai ishte vërtet miku im. Si agjenti i tij letrar, unë kam qenë i përfshirë në pothuajse çdo libër që ai ka shkruar, duke negociuar, së bashku me kolegët e mi, kontratat e botimit të librave të tij.

Ai dhe unë shkëmbenim shpesh mesazhe me njërit-tjetrin. Javën që ai vdiq, në pranverën e vitit 2020, po shihja me vëmendje fotot e postuara nga familja e tij në rrjetet sociale, veçanërisht ato afër fundit të jetës së tij. U përlota për humbjen e mikut tim.

Por në muajt që pasuan, filluan të dalin në sipërfaqe gjëra shqetësuese rreth këtij njeriu dikur të nderuar nga të gjithë. Sekretet nisën të përhapin lajme shqetësuese mbi një jetë që po dilte se ai e kishte jetuar në fshehtësi. Pra doli në dritë sjellja e turpshme prej dekadash, të cilën ai kishte arritur ta mbante të fshehur nga publiku.

Pak nga ata që mendonin se e njihnin më mirë, kishin ndonjë ide për jetën e tij në hije deri pas vdekjes së tij. Unë e përmend këtë njeri vetëm për një arsye, të cilën shpresoj të mos e harroj as unë dhe as ju. Kur ne vdesim, njerëzit do të kalojnë nëpër gjërat tona. Të gjitha gjërat tona.

Gjërat e fshehura nëpër tavolina dhe dollapë ose në kuti kartoni, në papafingo apo në bodrume. Të gjitha do të kontrollohen. Dhe ky shqyrtim do të përfshijë gjithashtu edhe dokumente elektronike dhe gjërat që kemi bërë në internet. Fjalët që kemi thënë. . . ose me email. . .. Do të zbulohen mesazhet, duke zbuluar gjërat që kemi folur ose shkruar. 

Jezusi iu referua këtij realiteti të ardhshëm: "Nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet. Ajo që keni thënë në errësirë, do të dëgjohet në dritën e ditës dhe ajo që keni pëshpëritur në vesh në dhomat e brendshme do të shpallet nga maja e çatisë” (Luka 12:2–3). 

Për ta përmbledhur: "E gjitha do të dalë një ditë në dritë”. Ndaj zbuloni që tani çdo sekret. Pranoni të vërtetën për gjërat që jeni përpjekur t'i fshihni. Përpara se t’i thuash diçka dikujt, thuaja Zotit. Megjithëse ai tashmë di gjithçka për të, pret që ne të rrëfehemi para tij me përulësi. Dhe kur e bëjmë këtë, Ai është i gatshëm të falë, të në ofrojë një fillim të ri, të na ndryshojë.

Më pas, tregojuni atyre që preken nga këto gjëra të fshehura, familjes suaj dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm. Pranoni të vërtetën për gjërat që jeni përpjekur t’i fshihni. Vendosni që tani që të mos jetoni një gënjeshtër. Le të dalë e vërteta në dritë.

Fillimisht mund të jetë e dhimbshme, por më e dhimbshme do të jetë për ata që do të zbulojnë këto sekrete kur të largoheni nga kjo jetë, duke i lënë të sikletosur, zemërthyer, të tronditur. . . dhe të zemëruar. E mbani mend atë që tha Jezusi për gjërat e fshehura në errësirë, që në fund do të dalin në dritën e diellit?

E pse të mos e ndizni këtë dritë sa jeni ende gjallë? Vlerësoni me kujdes jetën tuaj. Jo vetëm pjesët që publiku mund të shohë, por edhe çdo sekret që keni mbajtur të fshehtë, duke menduar se ato nuk do të zbulohen asnjëherë. Dhe një ditë, ndërsa të gjallët do të qëmtojnë gjërat tuaja personale nuk do të gjenin asgjë për të cilën do të turpëroheshit.

Kjo do të ishte dhurata më e madhe që do t’u lini pas atyre që ju njohën dhe ju donin.  Besoj se e keni dëgjuar shprehjen: “Nuk ka dezinfektues më të fuqishëm sesa rrezet e Diellit”. Mendoj se funksionon edhe në këtë rast apo jo?

Shënim: Robert Wolgemuth, ish-president i Thomas Nelson Publishers, themeluesi i agjencisë letrare Wolgemuth & Associates dhe autor i më shumë se 20 librave. Libri i tij i fundit titullohet “Si të zhdukni frikën, gjeni paqen dhe përgatiteni për fundin e jetës tuaj”./  Pershtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga