LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e ka penguar pesimizmi përparimin e njerëzimit?

25 Shtator 2023, 19:30, Kuriozitete Burcu Başaran

Si e ka penguar pesimizmi përparimin e njerëzimit?

Në vitin 1899, Çarls H.Duell, komisioneri i Zyrës së Patentave dhe Markave në Shtetet e Bashkuara, bëri deklaratën e famshme:”Gjithçka që mund të shpikej është shpikur tashmë!”. Kjo frazë, shpesh e keqkuptuar si një deklaratë mbi fundin e inovacioneve në teknologji, ishte në fakt një batutë dashamirëse mbi evolucionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shpikjeve gjatë një periudhe inovacioni shumë të shpejtë dhe aplikimeve të shpeshta për patenta, duke e vënë theksin tek prania e qëndrueshme të ideve të reja, ndërsa teknologjia vazhdonte të ecte përpara.

Historia ka treguar vazhdimisht se inovacioni dhe zbulimi vazhdojnë të ecin përpara, dhe mundësi të reja po eksplorohen dhe zhvillohen vazhdimisht. Deklarata e Duell, e cituar dhe interpretuar shpeshherë si një gafë, shërben si një kujtesë se inovacioni është një proces i vazhdueshëm dhe se krijimtaria njerëzore nuk njeh kufij.

Për më tepër, siç është e natyrshme për natyrën e gjërave, do të ketë gjithmonë një trajektore për të ecur përpara. Nëse diçka vazhdon të ekzistojë, ajo mund të bëjë vetëm një përparim real. Aspekti më themelor i ekzistencës evolucionare, shfaqet më së miri në mbijetesën e parimit më të fortë.

Si e ka penguar pesimizmi përparimin e njerëzimit?

Paranoja që rrethon të këqijat e sotme, buron nga qëndrimi tërësisht pesimist i disa njerëzve. Ai është i shumë-përhapur por pa shumë bazë, sidomos duke marrë parasysh uljet-ngritjet e së kaluarës së njerëzimit dhe tendencën e tij të qenësishme për të ecur përpara.

Sot, ne jetojmë në një botë që do të kishte qenë përtej imagjinatës së Duell në kohën e tij. Ne kemi robotë “që mendojnë si Sofia, dhe programe të inteligjencës artificiale si ChatGPT, që japin përgjigje dhe ofrojnë informacione mbi shumë fusha të jetës.

Edhe çështjet dikur më të zakonshme, si aksidentet fatale në gjumë kur foshnjat flenë bashkë me prindërit, që dikur ishte një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore në shekullin XIX, apo të porsalindurit që vuanin nga sëmundje të lidhura me higjienën, sot nuk përbëjnë më një shqetësim të madh.

Nesër, ne mund ta gjejmë veten në një botë që nuk mund ta kishte parashikuar as një vizionar si Elon Mask. Është e sigurt që ne do të zgjohemi në një botë, e cila do të jetë “më e përparuar“ në shumë aspekte. A mund të vëmë në zbatim të njëjtat aftësive krijuese?

Duke pasur parasysh kuptimin e vërtetë të kësaj fjalie të Duell, shpesh të keqkuptuar, unë them “Pse jo?”. Sigurisht, shumë njerëz nuk ndajnë pikëpamjen time. Për shembull, Batuhan Takish, kryeredaktori i kësaj gazete. Në librin e tij të fundit “Mirë se erdhët në epokën e post-madhështisë”, ai shkruan se pavarësisht jetëgjatësisë sonë më të madhe, njohurive të shtuara, teknologjisë së përparuar dhe inteligjencës artificiale, ne duket se nuk kemi arritur të krijojmë këtë shekull ndonjë arritje të jashtëzakonshme.

Si e ka penguar pesimizmi përparimin e njerëzimit?

Sipas tij ka ikur epoka e prodhimit të kryeveprave të jashtëzakonshme, të vlerësuara brez pas brezi, dhe këtë ndryshim ai ia atribuon një sërë faktorësh shumë të vlefshëm. Por kufijtë për të cilët flet Takish në veprën e tij, janë vetëm pengesa për t’u kapërcyer në rrugën drejt sukseseve të tjera letrare.

Kështu shumë shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë kanë kapërcyer pengesa të ngjashme dhe kanë arritur suksese të mëdha, të cilat ishin konsideruar të paarritshme. Shekspiri nuk u tërhoq nga shkrimi i dramës “Hamletit”, nga frika se mund të ishte një tjetër dramaturg që do të lihej në harresë me kalimin e kohës.

Ai e dinte se kishte diçka të kalbur në mbretërinë e Danimarkës, dhe nuk e ndaloi veten të thoshte të vërtetën, sigurisht me elokuencën e tij të veçantë. Shkaku kryesor i tendencës së njerëzimit për të krijuar artefakte të reja, është imagjinata dhe aftësia e tij për të imagjinuar. Ajo që i bën në fakt njerëzit të ndryshëm nga të gjitha qeniet e tjera të gjalla, është aftësia e tyre për të pasur mendime abstrakte. Meqë abstraksioni është një fushë e pafundme në vetvete, nuk mund të ketë kufi të perceptueshëm për imagjinatën njerëzore dhe krijimin artistik.

Në romanin e tij “Pas-shënime mbi librin Emri i Trëndafilit”, shkrimtari italian Umberto Eko shkruan:”Gjatë shkrimit të këtij libri, unë ri-zbulova atë që shkrimtarët kanë ditur gjithmonë (dhe na kanë thënë vazhdimisht):librat flasin gjithmonë për libra të tjerë, dhe çdo histori tregon një histori që tashmë është treguar”.

Regjisori i famshëm Kuentin Tarantino ka deklaruar në një rast:“Unë vjedh nga çdo film që është realizuar tashmë. Nëse puna ime ka ndonjë meritë, ajo qëndron tek mënyra se si unë përziej elementë nga burime të ndryshme”.

Unë vetë ndaj një këndvështrim të veçantë me post-modernistët: konceptin se nuk ekziston ndonjë origjinalitet absolut në fushën e artit. Në fakt, veçanërisht në sferën e artit, kopjimet dhe ri-interpretimet janë vetë thelbi i krijimit artistik. Në realitet koncepti i origjinalitetit të vërtetë nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Gjithçka që hasim sot qofshin histori, filma, libra apo edhe përmbajtja që vërshon në mediat sociale, është në thelb një ri-konfigurim i materialit ekzistues. Unë mendoj se pesimizmi është plaga e epokës sonë. Ai na pengon jo vetëm që të krijojmë, por e bën të frikshëm vetë mendimin për të.

Nëse një artist, shkrimtar, shkencëtar apo dikush që nxitet të krijojë, do të bëjë këtë. Ndoshta mund të ndodhin shpërqendrime, por ato kurrë nuk mund ta ndalin plotësisht procesin krijues.

Ata mund të mos kenë një vlerësim të menjëhershëm; ndoshta askush nuk do ta lexojë, ose mund të përballet edhe me kritika. Megjithatë, këto sfida nuk duhet të na pengojnë kurrë nga ndjekja e përpjekjeve tona krijuese./ “Daily Sabah” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga