LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beniada Nishani i futet muzikës/ Së shpejti bashkëpunim me këngëtaren e njohur

19 Shtator 2023, 10:14, Lifestyle CNA
Beniada Nishani i futet muzikës/ Së shpejti bashkëpunim me
Modelja Beniada Nishani

Ish-banorja e "Big Brother VIP" dhe modelja Beniada Nishani i është futur muzikës.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, Beniada ka bërë me dije se së shpejti do të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren Arlinda Gjoni.

Ajo ka zbuluar disa detaje duke thënë se do të jetë një këngë energjike, plot humor, që flet për dashurinë, duke theksuar për publikun se teksti nuk ka të bëjë me jetën e saj private.

Ndër të tjera, modelja është shprehur se kjo nuk do të thotë se do ta shohim shpesh në muzikë, por e cilëson thjesht si një eksperiencë të bukur me miken e saj të ngushtë.

 “Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani./ CNA

Lajmet e fundit nga