LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëri të qajë modelen Arta Nitaj/ Ami reagon publikisht për fjalët që Ermali thotë publikisht

23 Shtator 2022, 09:39, Lifestyle CNA

Bëri të qajë modelen Arta Nitaj/ Ami reagon publikisht për

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një ndër çiftet më të "hershme" të showbizzit. Asnjëherë nuk janë treguar "të zhurmshëm" me marrëdhënien e tyre, por gjithsesi ata gëzojnë respekt dhe dashamirësi nga njerëzit, të cilët janë gjithmonë kuriozë për marrëdhënien e tyre. 

Postimet në rrjetet sociale të çiftit përgjithësisht lidhen me punën, por ata shpesh komunikojnë edhe me ndjekësit e tyre, që janë besnikë dhe i ndjekin që në fillimet e tyre. 

Së fundmi Ami ka realizuar një "Ask Me A Question/Më pyet" me ndjekësit në rrjetin social në "Instagram", ku mes shumë pyetjeve nuk munguan edhe ato për raportin e saj me Ermalin. 

Një ndjekës shkruan: "E këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?"

Ami tregon se ajo flet për gjithçka me Ermalin, por për gjërat që ai thotë publikisht nuk mendon se ka nevojë për konsultë.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– përgjigjet Ami.

Bëri të qajë modelen Arta Nitaj/ Ami reagon publikisht për

Kujtojmë se pak ditë më parë Ermali pati një frazë me të qeshur ndaj modeles Arta Nitaj, e cila i është bashkuar së fundmi formatit të kërcimit "Dance With Me Albania", koment i cili në publik u përballua nga Arta, por që më vonë Kryefjala.com raportoi se modelja kishte qarë në prapaskenë. Në kuadër të kësaj mendohet se është drejtuar edhe pyetja e ndjekësit, pasi situata është akoma e freskët./CNA.al

Lajmet e fundit nga