LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bora Zemani apo Ori Nebijaj?/ Ish-konkurrentja e "Përputhen" e thotë troç

4 Tetor 2022, 17:28, Lifestyle CNA
Bora Zemani apo Ori Nebijaj?/ Ish-konkurrentja e "Përputhen" e
Ori Nebijaj dhe Bora Zemani

Ish-konkurrentja e "Përputhen", Ritvana Fetahu, është vënë përballë zgjedhjes mes dy moderatoreve, Bora Zemani dhe Ori Nebijaj.

E ftuar në "Breaking", Ritvana u shpreh se secila nga vajzat është shumë e mirë në punën që bën.

Ajo theksoi se Ori është shumë origjinale dhe nuk përpiqet të imitojë askënd, dhe nga ana tjetër, për Borën u shpreh se nuk e ndryshon me askënd, pasi kanë përjetuar disa gjëra bashkë.

 “Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra. Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet. Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duket shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekur. Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me askënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”, - tha Ritvana./ CNA.al

Lajmet e fundit nga