LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dedikim prekës për Hanën dhe thumba Loredanës/ Reperja i përgjigjet Mozzik: Jam lodhur

23 Shtator 2022, 09:59, Lifestyle CNA

Dedikim prekës për Hanën dhe thumba Loredanës/ Reperja i

Disa orë më parë, Mozzik publikoi dedikimin për vajzën e tij, Hana, të cilën e ka me Loredana Zefin. Më shumë se një këngë, ajo ishte një histori prekëse e një babai, i cili vuan faktin që nuk e ka vajzën e tij afër. Nëpërmjet rreshtave, Mozzik ka treguar për ndarjen me reperen. Reperi nuk ka hezituar ta thumbojë ish-partneren me këtë këngë duke i hedhur “fajin” për ndarjen e tyre.

Një një fragment të këngës, Mozzik i drejtohet Hanës duke u shprehur tekstualisht: “Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë”.

Loredana pasi ka dëgjuar këngën ka reaguar në rrjetin e saj social "Instagram". Po me këngë i është përgjigjur edhe Loredana, Mozzik-ut. Ajo ka ndarë në "Instastory" një fragment të “Emotionally Scarred” të Lil Baby-t ku thotë:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata. Por jam lodhur duke u ndier e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”/CNA.al

Dedikim prekës për Hanën dhe thumba Loredanës/ Reperja i

Lajmet e fundit nga