LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të përloteni/ Mozzik nxjerr këngën dedikuar vajzës, flet edhe për ndarjen me Loredanën

23 Shtator 2022, 09:55, Lifestyle CNA

Do të përloteni/ Mozzik nxjerr këngën dedikuar vajzës,

Pak orë më parë, reperi i njohur Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, “Të dua”. Nuk është një këngë e zakonshme dashurie, por një dedikim, një rrëfim për vajzën, jetën personale që shpesh ka kryesuar titujt e portaleve.

“Pëllumbi im i vogël, unë jam babi yt. Unë sot gëzoj shumë suksese të mëdha, i kam krejt çka kam dashur të kem në jetë, por veç ty s’të kam afër”, janë rreshtat e parë që rrjedhin në këngë.

Mozzik shfaqet i lidhur me litarë, i përgjakur nga plagë plumbash, mes trëndafilave të kuq të larë nga gjaku. Ai përcjell emocionet më të forta të një prindi. Ndërkohë, nuk lë pa përmenduar edhe ndarjen me nënën e vajzës së tij, reperen e njohur, Loredana. Ndarjen e cek fare pak, por mjaftueshëm sa për t’i thënë vajzës që po t’i tregojë për të, do jetë e rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga