LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Veshaj feston ditëlindjen/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre

1 Shtator 2023, 09:44, Lifestyle CNA
Donald Veshaj feston ditëlindjen/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Aktori i humorit dhe moderatori Donald Veshaj dhe vëllai i tij binjak Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për Donaldin nuk kishte si të mungonte një urim tejet i ndier nga ana e moderatores, e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me aktorin.

Krahas disa fotove të papublikuara më parë me Donaldin, Bora Zemani shkruan:

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe... asnjëherë vetëm, me mua! Gëzuar ditëlindjen”.

Kujtojmë se lidhja e tyre pësoi një krizë gjatë rrugëtimit të Donald Veshajt në "Big Brother" ku brenda shtëpisë së "reality show"-t aktori krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, pas puthjes së famshme që i dha Borës po në ambientet e asaj shtëpie.

Pas daljes së tij nga "Big Brother" nuk vonoi shumë dhe pajtimi ku më pas dyshja kofirmuan se janë sërish bashkë pasi Bora Zemani u shfaq si e ftuar speciale në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Lajmet e fundit nga