LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E lashë shtatzënë gruan që ditën e parë”/ Besniku: Tani nuk më do më se s’kam lekë

27 Nëntor 2022, 18:28, Lifestyle CNA
“E lashë shtatzënë gruan që ditën e
Besniku dhe Dorina

Sot Besniku dhe partnerja e tij Dorina janë përballur me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, tek “E diela Shqiptare”.

Besniku është shprehur se është i shqetësuar pasi Dorina nuk do të martohet me të, edhe pse së bashku kanë një vajzë.

Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë. Besniku ka probleme me ish-vjehrrën, ku i ka shkuar policia dy herë te shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë probleme nga e kaluara e tij.

Pjesë nga biseda

Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?

Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Një në farë mënyre u zunë, po…

Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.

Dorina: Nuk dua familje me probleme zoti Ardit, se unë jam djegur një herë.

Ardit Gjebrea: Ku janë problemet me zotërinë?

Dorina: Ka ardhur dy herë policia në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dorina: Sepse e ka denoncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me problemin e këtij. Unë dua qetësinë time.

Besniku: Këto probleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me  Besnik Sylën, pse?

Dorina: Martesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur problemin tënd.

Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.

Dorina: E ke gabim.

Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.

Dorina: Unë dua qetësi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga