
Bota e artit në zi/ Shuhet aktori dhe regjisori, Francesco Nuti
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm italian, Francesco Nuti.
Ai u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare në një klinikë në Romë, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Regjisori është një nga arstitët më të dashur për publikun, ndonëse ishte larguar prej shumë vitesh nga skena për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Francesco Nuti lindi në Prato më 17 maj të vitit 1955. Debutimin e tij të parë si aktor ai e bëri kur ishte ende student me monologët e tij.
Asokohe, Nuti u pikas nga Alessandro Benvenuti dhe Athina Cenci dhe me regji të Benvenutit ai punoi për herë të parë në kinema në “AdOvest di Paperino”, në vitin 1981, nga ku vijoi të korrte sukses.
Pasi braktisi treshen, ai filloi karrierën e tij solo si skenarist dhe protagonist në disa filma me regji të Maurizio Ponzit.
3 filmat që i dhanë kthesë në karrierë ishin “Puppe a pera”, “Io, Chiara e lo Scuro” dhe “Unë jam i lumtur” (1983). Më shumë famë ai fitoi në filmin e dytë me rolin e Francesco Picciolit, me të cilin fitoi çmimin “David di Donatello” dhe Shiritin e Argjendtë për aktorin më të mirë kryesor.
Në vazhdën e suksesit të arritur, Nuti bëri edhe debutimin e tij në regji me "Casablanca Casablanca", ku fitoi për herë të dytë çmimin “David di Donatello”.
Gjithmonë interpretues i filmave të tij, e shpeshherë edhe autor i skenarit, Nuti i qëndroi besnik një komedie delikate.
Më vonë, ai iu përkushtua edhe muzikës dhe në vitin 1988 mori pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën "Sara per te".
Megjithatë karrierën artistike nuk e mbylli këtu, pasi filma të tjerë të Nutit ishin edhe "OcchioPinocchio", "Il Signor Quindicipalle", "Io, Chiara e lo Scuro", "Casablanca Casablanca", "Io amo Andrea" dhe interpretimi i fundit skenik ishte "Concorso di guilt" në vitin 2005.
Rënia e suksesit në fund të viteve 1990, e pakrahasueshme me sukseset e dekadës së mëparshme, bëri që Nuti të përjetonte depresion të thellë dhe të kishte probleme me alkoolin. Mediat italiane raportojnë se në vitin 2003 ai kreu një tentativë për vetëvrasje.
Por fati i solli një të papritur të hidhur. Në prag të rikthimit të tij në xhirime, më 3 shtator të vitit 2006, ai u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së tij, goditi kokën dhe pësoi hematoma në kokë dhe dëmtime të rënda neurologjike, gjë që e dërgoi në koma. Ai u zgjua më 24 nëntor të 2006-ës, por humbi aftësinë e të folurit dhe mbeti i paralizuar.
Në janar 2016, Nuti u vu në kryeqendër të kronikave në media, pasi kujdestari i tij 35-vjeçar gjeorgjian u akuzua se e keqtrajtonte.
Një vit pasi ngjarja bëri bujë, gjeorgjiani u arrestua me akuzën se ishte pjesë e një bande bashkatdhetarësh që vidhnin dyqane.
Në shtator të të njëjtit vit, ai u shtrua në spital për një hemoragji cerebrale dhe që prej asaj kohë gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë. Sot Francesco Nuti u nda nga jeta, por i la një pasuri të madhe artit dhe botës së filmit./ CNA.al
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të ...
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Sot, e mërkurë, 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë ...
Loreen, përfaqësuesja e Suedisë ka fituar “Eurovison S...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar dorëheqje...
36 vite më parë, humbi jetën në një aksident tragjik a...
Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i pe...
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Një aksident ka ndodhur sot në lagjen numër 18, në bul...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...