LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luiz Ejlli bën gjestin human/ Shoqëron në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

11 Shtator 2023, 13:17, Lifestyle CNA

Luiz Ejlli bën gjestin human/ Shoqëron në ditën e parë

Luiz Ejlli tregon herë pas here që është një njeri human dhe që i pëlqen të bëjë vepra të mira.

Gjesti i bërë në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor është për t'u përshëndetur.

Ai ka shoqëruar fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë në ditën e parë të shkollës.

Fëmijët kanë marrë sadopak dashuri nga personazhi i njohur dhe i pëlqyer për një pjesë të madhe të publikut.

Shtëpia e fëmijës, “Zyber Hallulli”, është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24-orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko-sociale dhe financohen nga shteti.

Sot rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend kanë nisur vitin e ri shkollor./ CNA

Lajmet e fundit nga