LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luiz Ejlli përlotet për vrasjen në “Top Channel”/ Zbulon njohjen me rojen

28 Mars 2023, 22:07, Lifestyle CNA
Luiz Ejlli përlotet për vrasjen në “Top Channel”/
Këngëtari Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli është përlotur mbrëmjen e sotme, pasi ka mësuar për të shtënat me armë ndaj “Top Channel” dhe vrasjen e rojes Pal Kola.

Luizi tregoi se viktimën e ka njohur para se të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, ndërsa shprehu ngushëllime për familjarët e rojes.

Ai deklaroi se pavarësisht sulmit me armë nuk do ta ndërpresë rrugëtimin në “Big Brother VIP”.

Gjithashtu këngëtari theksoi se sapo të dalë nga shtëpia do të shkojë pranë familjarëve të Pal Kolës dhe një pjesë të fitimit nga ky reality show do ia dhurojë atyre.

“Në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë të konsiderueshme të asaj që do marr me vete do shkojë për familjen e të ndjerit”, tha Luiz Ejlli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga