LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luizi i heq nga lista e miqve në "Instagram"/ Flet ish-konkurrentja e "BBV"

15 Shtator 2023, 13:29, Lifestyle CNA
Luizi i heq nga lista e miqve në "Instagram"/ Flet
Këngëtari Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli i ka bërë një pastrim llogarisë së tij në "Instagram". Së fundi këngëtari ka hequr nga lista e tij e miqve, tre ish-konkurrentë të "Big Brother Vip 2".

Ai nuk ndjek më Efi Dhedhes, Mikela Pupën dhe Krist Dragot.

Për këtë ish-konkurrentja Mikela Pupa ka pasur një reagim. Gjatë një interviste në "Shqipëria Live", Pupa është shprehur se nuk u kushton rëndësi veprimeve të tilla dhe se kudo që takohet me ish-banorët i përshëndet njësoj siç ka bërë edhe me Luizin.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Se ç'bëjnë, heqin e shtojnë nëpër 'Instagram' nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga 'Instagram'-i. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela./ CNA

 

Lajmet e fundit nga