LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mikeshë e Beniadës/ Zbulohet personazhi i dytë që i bashkohet “BBV2”

30 Nëntor 2022, 13:52, Lifestyle CNA
Mikeshë e Beniadës/ Zbulohet personazhi i dytë që i
Big Brother

Pak ditë më parë u zbulua personazhi i parë, që do t’i bashkohet edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, që ishte moderatorja Kiara Tito.

Tashmë është zbuluar një tjetër personazh që do t’i bashkohet aventurës 100-ditore, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bëhet fjalë për blogeren influenceren Jori Delli, e cila jeton në Itali.

Mikeshë e Beniadës/ Zbulohet personazhi i dytë që i

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi ka qënë e ftuar në “Top Arena”, ku nuk ka fshehur dëshirën për të qenë pjesë e spaktaklit.

Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila u bë e njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së saj në “BBV”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani është shprehur se kasti i personazheve këtë vit, do të jetë më i përzgjedhur se ata të sezonit të parë. Speklakli pritet të fillojë më 24 dhjetor.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani./CNA.al

Lajmet e fundit nga