LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga hyrja e Sabianit te lidhja e Kristit dhe Keisit/ Flet Robert Aliaj

14 Mars 2023, 08:32, Lifestyle CNA
Nga hyrja e Sabianit te lidhja e Kristit dhe Keisit/ Flet Robert Aliaj
Foto ilustruese

Artisti Robert Aliaj ka folur për situatën në "Big Brother VIP" pas hyrjes së këngëtarit Sabian Medini brenda shtëpisë. Aliaj është shprehur se mbështet idenë që dy të rinj të ndihen komodë dhe të pandikuar në lidhjen e tyre nga prindërit.

Teksa ka komentuar lidhjen e Keisit dhe Kristit, Aliaj ka treguar se reagimi i këngëtares pas daljes së Kristit ishte gjëja më e pastër që ka ndodhur në këtë edicion të "BBV".

Sipas tij, Kristi dhe Keisi janë ndryshe nga çifti tjetër, Kiara dhe Luiz, të cilët e kanë mendjen vetëm te loja. Robert Aliaj thekson se aty po përpiqen të fusin spica dhe të manipulojnë.

Ndërkohë për produksionin është shprehur se duhet të ketë një lloj misioni, t'i zgjedhë njerëzit dhe t’i këshillojë.

“Deklarata ime u keqkuptua. E ndihmoj idenë që të rinjtë të jenë të qetë dhe të pandikuar nga jashtë, as nga prindi. Nuk e shoh fare komode situatën e një djali ose një vajze të re, që dashurohet në prani të prindërve. Është një gjë që edhe produksioni duhet ta kishte marrë në konsideratë, është jashtë normave.

Duke ditur çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë, duhet të ishte ruajtur marrëdhënia që ata të dy ndërtuan aty brenda. Më erdhi keq për Keisin në momentin që doli Kristi. Edhe pse nuk kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit. Keisi është një vajzë delikate, nuk mund ta mohoj.

Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë 'Big Brother'. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë. Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë. Produksioni duhet të ketë një lloj misioni aty, duhet t’i marrë njerëzit, t’i këshillojë, por edhe t'i zgjedhë. Nuk mund të marrësh tipa të papërgjegjshëm nëpër panele”- tha Robert Aliaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga