LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë të spektaklit të dashurisë

3 Shtator 2023, 14:09, Lifestyle CNA

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë

“Love Island”, formati ndërkombëtar i dashurisë, që vjen për herë të parë në Shqipëri, do të fillojë mbrëmjen e kësaj të diele në "TV Klan".

Ky format, siç edhe ishte paralajmëruar, do të moderohet nga Luana Vjollca.

Por kur kanë mbetur vetëm disa orë nga nisja e këtij spektakli, janë zbuluar 4 konkurrentët e parë.

Konkurrentja e parë në "Ishullin e dashurisë" është Ilda Mema, një influencere dhe "tiktoker"-e e njohur.

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë

Konkurrenti i dytë është Aleksandros, një djalë simpatik, i cili ka qenë pjesëmarrës në “Love Island Greece” dhe ka shkuar deri në finale.

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë

Konkurrentja e tretë është Artemis, e cila jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe dhe të paharrueshme në vilën e dashurisë.

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë

Konkurrenti i katërt është Glen. Edhe Glen jeton në Londër dhe po vjen në Shqipëri për t'u bërë pjesë e këtij formati.

Nis sonte “Love Island Albania”/ 4 konkurrentët e parë

Banorët do të vendosen në një vilë luksoze në jug të Shqipërisë, nga ku do të na përcjellin emocione të forta./ CNA

Lajmet e fundit nga