LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalet Luizi/ Çfarë i kërkon Kiarës pas koncertit të djeshëm

30 Nëntor 2023, 13:47, Lifestyle CNA
Nuk ndalet Luizi/ Çfarë i kërkon Kiarës pas koncertit
Luzi dhe Kiara

Pas emocioneve që Luizi i dhuroi Kiarës mbrëmjen e djeshme në "Natën e Bardhë" në Tiranë, ku këndoi këngën “Frymë”, e dedikuar për vajzën e tyre që do të vijë në jetë, tashmë ai ka një tjetër kërkesë. 

Sot, Luizi ka publiuar një video në rrjetet sociale, ku i kërkon gruas së tij që të bëjnë edhe një djalë, pasi të lindë vajza.

Ai dëshiron që të këndojë edhe këngën “Të ka baba çun”, përveç këngës “Kush ka vajza botën ka”.

“Kiara do ma japësh edhe një çun, se ngela duke kënduar vetëm këngën 'Kush ka vajza botën ka', dua të këndoj edhe këngën tjetër 'Të ka baba çun'”, u shpreh Luizi. 

Ndërsa Kiara u përgjigj: "A ta bëjmë njëherë këtë që kemi nisur. Aman se vdiqe për një çun. Do ta shikosh kur të lindë vajza se sa do ta duash dhe do pendohem unë pastaj, do them pse nuk e bëra djalë që ta mbaja për vete"./CNA

Lajmet e fundit nga