LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas puthjes virale, dy anëtarët e grupit Maneskin "show" në rrugët e New York-ut

15 Shtator 2023, 08:13, Lifestyle CNA
Pas puthjes virale, dy anëtarët e grupit Maneskin "show"
Grupi "Maneskin"

Grupi i njohur, Maneskin, të cilët rrëmbyen dhe çmimin për “Videoklipin më të mirë Rock” në VMA, ndodhen ende në Nju Jork.

Grupi është shumë aktiv në rrjetet sociale ku shpesh postojnë foto në Instagramin e tyre me 6.6 milionë ndjekës.

Banda me pamje ekscentrike poston shpesh foto dhe video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me 6.6 milionë ndjekës.

Së fundi dy prej anëtarëve të grupit, Damiano David dhe Ethan Torcio, respektivisht këngëtari dhe bateristi, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi kanë dalë duke shëtitur në rrugët e NewYork-ut gjysmë të zhveshur, të mbuluar vetëm me një peshqir dhe me çizme me takë ta lartë.

Pamja e tyre nuk ka kaluar pa u komentuar nga miliona ndjekës.

Pas puthjes virale, dy anëtarët e grupit Maneskin "show"

Pas puthjes virale, dy anëtarët e grupit Maneskin "show"

Pas puthjes virale, dy anëtarët e grupit Maneskin "show"

Gjitashtu dyshja janë përfolur shumë në mediat rozë për shkak të performancës së tyre në VMA dhe puthjes së famshme.

Grupi fituan çmimin për "Videoklipin më të mirë Rock" dhe u ngjitën në skenë për të "dhuruar" një spektakël dinamik.

Një nga momentet e kapura nga kamera ishte kur këngëtari  Damiano David puthi në buzë bateristin Ethan Torquio, dhe videoja bëri xhiron në rrjetet sociale./ CNA

Lajmet e fundit nga