LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja e Iglit me Ilir Shaqirin/ Aktori ironizon balerinin: Më në fund i lirë

4 Tetor 2022, 17:48, Lifestyle CNA
Përplasja e Iglit me Ilir Shaqirin/ Aktori ironizon balerinin: Më
Igli Zarka dhe Ilir Shaqiri

Aktori Igli Zarka është eleminuar nga spektakli Dance Albania, ku dhe pati përplajse dhe debat të fortë me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri.

Gjatë gjykimit të performancës së aktorit, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri i ka thënë që për të është nxënës, ndërsa Igli i është kthyer që është nxënës i Enada dhe Gerd Vasos dhe jo i tij.

E në fund të mbrëmjes, Ilir zgjodhi që të skualifikonte Igli Zarkën, duke thënë “Atëherë, tregove veten, edhe në kërcimin e fundit, megjithëse më pëlqeve, preferoj që garën ta vazhdojë Cindy”

Por thumbet dhe shigjetimet nuk kanë përfunduar. Në një postim në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Më në fund i lirë, por jo i lirë”./ CNA.al

Përplasja e Iglit me Ilir Shaqirin/ Aktori ironizon balerinin: Më

Lajmet e fundit nga