LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë/ U bën thirrje vajzave: Mendojeni mirë

11 Shtator 2023, 13:10, Lifestyle CNA

Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë/ U bën

Këngëtarja e njohur, Poni, ka pranuar publikisht se është penduar për operacionet që ka bërë.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se ka gabuar që ka bërë ndërhyrjen në vetulla dhe në buzë.

Por, për të, ashtu si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi nuk rikthehen plotësisht.

Statusin thotë se e ka bërë për vajzat e reja në mënyrë që të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Poni Official (@poniii_official)

Lajmet e fundit nga