LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria u rendit e 22-ta/ Bashkëshorti i Albina Kelmendit: Eurovision-i nuk ka më vlera

14 Maj 2023, 14:29, Lifestyle CNA

Shqipëria u rendit e 22-ta/ Bashkëshorti i Albina Kelmendit:

Mbrëmjen e kaluar, Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me 76 vota në Eurovision 2023.

Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por rezultati nuk tregoi të njëjtën gjë. Një reagim ka bërë edhe bashkëshorti i Albinës, biznesmeni, Valon Vataj.

Ai në një postim në "InstaStory" thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision-i nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare. Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, tha Vataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga