LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stefi Prifti bëhet gjysh/ Këngëtari zbulon emocionet e forta, dedikimi i veçantë

15 Shtator 2023, 18:01, Lifestyle CNA
Stefi Prifti bëhet gjysh/ Këngëtari zbulon emocionet e forta,
Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti me nipin Zayan

Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë.

Vajza e tij, sopranoja Maria Prifti ka sjellë në jetë një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Zayan.

Stefi Prifti ka treguar emocionet që është duke ndjerë si gjysh.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ky status për të është një mrekulli, ndërsa ka përcjellë urime për vajzën dhe dhëndrin e tij që tashmë janë prindër të rinj.

Njeriu në jetë provon ndjesi dhe emocione nga më të ndryshmet dhe të shumëllojshme.

Ndër gëzimet më të rëndësishme të jetës sime kanë qenë disa… Fitorja e konkursit për në Institutin e Lartë të Arteve… Dashuria... Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja në jetë e dy vajzave të mia, etj. Por, ç’na qenka kjo ndjesia e të bërit gjysh… Më kishin treguar, por kjo është e para herë që e provoj. Një mrekulli! Dikush më thotë NONO… Një status i bukur për mua.

Ëelcome bukuroshi i gjyshit, Zayan!

Mirë se erdhe dhe i bekuar të jesh!

Shëndet dhe mbarësi edhe për mamin dhe babin, që të sollën në jetë!”, ka shkruar këngëtari korçar./ CNA

Stefi Prifti bëhet gjysh/ Këngëtari zbulon emocionet e forta,

Lajmet e fundit nga