LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thyen heshtjen/ I vetmi kujtim që Egli mban nga Olsi pas ndarjes

18 Shtator 2023, 16:58, Lifestyle CNA

Thyen heshtjen/ I vetmi kujtim që Egli mban nga Olsi pas ndarjes

Këngëtarja Egli Tako ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë e larguar nga vëmendja e publikut nga ndarje me aktorin e njohur Olsi Bylyku.

Ajo tha se k apasur momente në të cilat e ka ndjerë mungesën e tij.

 “Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- tha ajo.

Sa i përket rrjeteve sociale ajo ka hequr çdo video që ka pasur me të me Olsin por vetëm një prej tyre nuk e ka fshirë.

Bëhet fjalë për pstin ku ka falenderuar olsin dhe të tjerë për suksesin e këngës.

“1 milionë përqafime për secilin prej jush! Faleminderit Olsi që je i vetmi që ke besuar tek unë dhe ke qenë suporti im më i madh që nga dita e parë. Je shoku më i mirë, më i vërtetë i jetës sime! Të dua! Përulëse përpara zotit dhe publikut për gjithçka”, shkruan ajo.

Thyen heshtjen/ I vetmi kujtim që Egli mban nga Olsi pas ndarjes

Sa i përket projekteve të reja muzikore ajo tha se nuk ka asnjë plan për momentin.

“Për moemntin kam vendosur të bëj një pauzë. Nuk e di si mund të ndryshoj mendim më vonë.”, tha ajo.

Gjithashtu Egli tregoi se një vëmendje të veçantë i ka treguar vetes së saj dhe se ëshët kujdesur shumë për ushqyerjen./ CNA

Lajmet e fundit nga