LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajtimi dentar i shkakton një gruaje pasoja të mëdha në lëkurë

31 Gusht 2023, 20:09, Lifestyle CNA

Trajtimi dentar i shkakton një gruaje pasoja të mëdha në

Një grua që shpenzoi 1,000 paund për një buzëqeshje të re, në vend të kësaj ajo u përball me shqetësime të mëdha në lëkurën e saj.

Lily Lindsay, nga Aberdeenshire, u frymëzua për të vendosur faseta pasi shikonte influencues në TikTok.

Por pas vendosjes së tyre 29-vjeçarja u përball me probleme të mëdha me lëkurën e saj, tregon Daily Mail.

Ajo kishte skuqje, kruarje dhe lëkurë të thatë. Për shkak të këtyre problemeve ajo kaloi një periudhë jo të mirë dhe në aspekin psikologjik ku ju desh të merrte dhe ilace anti-depresive.

Dentisti që kreu nderhyrjen estetike mori përsipër që ti kthente shumën e parave të shpenzuara.

Ajo hoqi fasetat dhe vendosi faseta me material tjetër.

Më në fund ajo u shërua dhe tani ndihet e lumtur me pamjen e saj./ CNA

Lajmet e fundit nga