LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga "Top Channel"/ Luana Vjollca sapo na zbuloi disa detaje për emisionin e ri

23 Shtator 2022, 10:08, Lifestyle CNA

U largua nga "Top Channel"/ Luana Vjollca sapo na zbuloi disa detaje

Luana Vjollca është nga moderatoret që gjithmonë tërheq vëmendjen. Prej vitesh tashmë ajo është pjesë e ekraneve shqiptare, përmes emisioneve të argëtimit. 

Pas programit të saj në "Top Channel", "Shiko Kush Luan", ajo tashmë i është bashkuar familjes së "TV KLAN", ku së shpejti do të sjellë një emision të ri. 

Luana ka postuar një foto në rrjetin e saj social "Instagram", ku shkruan: 

“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA-t e mi”.

Mirëpo, a do të jetë ky një emision dashurie, apo një format argëtimi siç jemi mësuar ta shohim Luanën deri tani? Presim çfarë do të ndodhë në vijim. 

U largua nga "Top Channel"/ Luana Vjollca sapo na zbuloi disa detaje

Sakaq, pak kohë më parë Luana bëri me dije lajmin për fansat se do të rikthehet në televizion dhe këtë ua bëri surprizë fansave të saj besnikë. 

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në "Instagram"./CNA.al

Lajmet e fundit nga