LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat deri në 39 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme, 24 gusht

24 Gusht 2023, 07:25, Sociale CNA

Temperaturat deri në 39 gradë celsius/ Moti për ditën e

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Pasditja do të sjellë shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Vranësirat përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 35°C, në zonat e ulëta 16 deri 39°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 38°C.

Era do të fryjë mesatarsisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ CNA

Lajmet e fundit nga