
Çfarë vlen Shqipëria për ne? E meritojmë Shqipërinë që kemi?
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë për vdekjen nga uria të rreth katër deri në shtatë milionë ukrainasve 90 vjet më parë, përzgjedhja e fjalëve nuk është thjesht një pyetje shkencore ose politike, por një çështje thellësisht ideologjike.
Kur Moska përdor fjalë të tilla si "uri" ose "tragjedi", ajo minimizon një krim të tmerrshëm si dëm kolateral të kolektivizimit të bujqësisë nga Stalini. Është më shumë se një eufemizëm. Është një gënjeshtër kriminale që Kremlini e propagandon me këmbëngulje në skenën ndërkombëtare.
Hera e fundit që Moska pati sukses me këtë ishte në vitin 2003, kur termi "tragjedi" u fut në një dokument pune të Kombeve të Bashkuara që shënonte 70-vjetorin e vrasjeve nëpërmjet urisë. Që atëherë, Kievi ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar që kujtimi i viktimave të Holodomorit - siç quhet në ukrainisht vrasja masive nëpërmjet urisë - të mos relativizohet ndërkombëtarisht me eufemizma. Njerëzit nuk vdiqën për shkak të thatësirës ose për shkak të një gabimi politik. Ata vdiqën, sepse ishin fshatarë ukrainas liridashës, te të cilët Kremlini nuk kishte besim.
Duke i vrarë me miliona nëpërmjet lënies në uri, Stalini ndoqi dy qëllime: të fshinte identitetin ukrainas, ku fshatarët ishin shtylla kurrizore e "hambarit" të Evropës, duke gjeneruar në të njëjtën kohë valutën e nevojshme për industrializim e duke eksportuar drithin e konfiskuar. Ndërsa popullsia ukrainase në fshatra vuante nga uria, në qytete ndërtoheshin fabrika. Nga të gjitha anët e perandorisë sovjetike vinin punëtorë - proletarë të ardhshëm, "popuj të rinj sovjetikë" pa identitet kombëtar.
Studiuesi Rafael Lemkin e përshkroi këtë krim 70 vjet më parë, si gjenocid. Ai - vetë një i mbijetuar i Holokaustit - filloi trajtimin juridik të vrasjes masive të hebrenjve të Evropës. Ishte Lemkin që përdori për herë të parë termin "gjenocid" në të drejtën penale ndërkombëtare si vrasje masive kundër një kombësie, një përkatësie etnike ose racore. Lemkin e quajti Holodomorin gjenocid, sepse vrasja e fshatarëve ukrainas ishte kulmi i shfarosjes së ukrainasve në Perandorinë Sovjetike, jo fillimi i saj. Tashmë kishte pasur të shtëna masive ndaj elitës së arsimuar ukrainase - shkrimtarë, shkencëtarë dhe mësues.
Por për dekada, politikanët në Berlin refuzonin ta përdornin fjalën gjenocid për këtë krim. Në vitin 2018, Gjermania iu bashkua një deklarate të OKB-së që fliste për "uri artificiale". Arsyetimi ishte i një natyre thjesht formaliste: nuk donte të adoptohej termi gjenocid për ngjarjet e viteve 1930, pasi kjo u regjistrua vetëm në ligjin ndërkombëtar në vitin 1951. Rezoluta aktuale e Bundestagut e demaskon këtë qëndrim si një pretekst të kotë. Miqësia me Ukrainën nuk duhet të prishë në asnjë mënyrë marrëdhëniet me Rusinë, kjo ishte mantra e politikës gjermane për dekada.
Vetëm më 24 shkurt 2022, kur agresini i gjerë rus kundër Ukrainës tronditi Evropën, edhe Berlini filloi reflektimin. Në media gjermane nisi të raportohej për krime lufte dhe mizoritë e kryera nga ushtarët rusë në Ukrainë, më pas "autorë të panjohur" hodhën në erë tubacionin e gazit Nord Stream përpara se "uria artificiale" të shpallej përfundimisht gjenocid. Në përballjen e saj me krimet staliniste, Gjermania më në fund ka mbërritur aty ku ishte Estonia e vogël në vitin 1993.
Gjermanët e dinë më mirë se çdo komb tjetër se sa e rëndësishme është të përkujtohen viktimat e vrasjeve masive dhe të autorët të përmenden me emër. Rezoluta e Bundestagut e bën Holodomorin pjesë të kulturës memoriale evropiane. Kjo kulturë është një shtyllë në kanunin e vlerave në të gjithë kontinentin. Është një shfaqje e rëndësishme solidariteti dhe respekti për popullin ukrainas, i cili është duke u përballur sërish me terrorin e Moskës. Sot, Kremlini po vret ukrainasit me raketa dhe po rrezikon jetën e tyre duke shkatërruar në krye të dimrit furnizimet e tyre me energji elektrike dhe ngrohje. Për të njëjtën arsye Moska i la ukrainasit 90 vjet më parë që të vdisnin urie.
Klasifikimi i Holodomorit si gjenocid është gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për Vladimir Putinin. Një ditë historianët, politikanët dhe ndoshta edhe gjyqtarët do të gjykojnë luftën e tij kriminale kundër Ukrainës. Bundestagu tani po i bën thirrje qeverisë federale që të kundërshtojë narrativat e rreme të Rusisë dhe të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Paralelet midis Holodomorit, mohimit të tij nga Rusia dhe krimeve ruse në luftën aktuale janë po aq të rëndësishme në deklaratën e Bundestagut sa edhe klasifikimi si gjenocid. Dhe kujtimi i krimit është gjithashtu një referencë për të përbashkëtën mes Putinit dhe Stalinit: Për asnjërin prej tyre nuk kanë vlerë jetët e njerëzve.
Klasifikimi i Holodomorit si gjenocid është edhe përgjigja e nevojshme për ata njerëz në Gjermani, që duke shfrytëzuar inflacionin rekord dhe rritjen e çmimeve të gazit, po bëjnë thirrje gjithnjë e më të madhe për negociatat e paqes midis Kievit dhe Moskës. Thua se Kremlini është vërtet i shqetësuar vetëm për situatën gjeopolitike ose anëtarësimin gjoja të afërt të Ukrainës në NATO. Dhe jo për një përpjekje tjetër për të zhdukur kombin ukrainas./DW
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dh...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipëris...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, ...
Çështja e rolit të ideologjive komb apo shtetformuese në b...
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Nd...
28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por...
Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Eurone...
SPAK mbylli një “mandat” të kryetarit të parë pa ndonjë gj...
Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa...
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Kjo pyetje duket retorike nëse u referohesh emisioneve...
Deri më sot nuk kam parë dot asnjë oponencë teknike që...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
Mafia ka kodin e heshtjes. Kjo është e shkruar, e inve...
Ligësia 250 vjeçare e sëmurë e Perandorisë Osmane, Se...
E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë kons...
Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele ...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një konflikt ka ndodhur mes punonjësve të policisë. Sipas ...
Një aksident fatal me 4 humbje jete, ku 3 prej viktimave i...
Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksiden...
Policia ka çmontuar në qytetin e Tiranës, 155 kamera të ve...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...