LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e "Mehmet Akif" si "arsye shtetërore"

23 Shtator 2022, 09:30, Opinione Bledian Koka

Mbyllja e "Mehmet Akif" si "arsye shtetërore"

Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes disa probleme! Dy jave pas fillimit te shkolles, qeveria shqiptare ne nje akt te pashembullt e te ngjashem vetem me mbylljen e universitetit te "Soros" ne Budapest, i vuri vulen asgjesimit te logjikes se shtetit si nocion.

Pas nje acarimi te raporteve Rama-Erdogan sic perflitet, 3 ngjarje e tregojne se me "aleatin tone strategjik" ne kemi probleme. E para ishte ngrirja e aseteve "turke" ne Air Albania, e dyta qe ekstradimi i nje gazetari anti-Erdogan drejt Ankarase e sot goditja e kopshtit dhe shkolles se mesme, institucione keto te sponsorizuara nga levizja "Hizmet".

Ne nje rast Edi Rama duket se tregon dhembet dhe dy jave me pas i plotesoi Erdogan 2 "deshira" te interesit te tij personal. Po ne cfare duhet te kuptojme nga keto akte? Mbyllja e nje shkolle, e aq me teper e nje prej rrjeteve te shkollave me cilesore ne vend eshte nje lajm i keq, shume i keq. Por ketu po flasim per menyren sesi qeveriset vendi.

Vendimet ne fjale na tregojne se me shume se njehere se raporti mes Tiranes dhe Ankarase, nuk jane ato te dy aleateve, por te dy partnereve. Partnere qe njehere duhen e nje here zihen. Vetem se ne kete rast vullneti i Erdogan eshte me i zellshem sesa deshira fundore e Edi Rames per ndonje rezistence.

Mbyllja e "Mehmet Akif" si "arsye shtetërore"

Erdogan ia ka hequr disa here geshtenjat nga zjarri Shqiperise e sidomos Rames, njehere me ndihmen per demet e sizmes, pastaj me vaksinat e mandej me mbeshtetjen pa dogane ne cdo pale zgjedhje per vezirin e Surrelit.

Keto ceshtje te gershetuar pandashmerisht mes "interesit shteteror" dhe interesit personal te Edi Rames nuk mund te vijne pa kosto e aq me pak falas. Sot ishte dita e kestit te rradhes. Dhe e paguam me turp dhe me kosto. Mijera nxenes qe kishin dy jave qe merrnin mesim ne bankat dhe cerdhet e "Mehmet Akif" duhet te rigjejne nje strehim te ri, pagesa e shtese e kohet tjeter te humbur nga prinderit.

Kjo qe ndodhi sot ishte nje shije e vogel e asaj qe me gjysem zeri e quajme regjim. Sepse regjimi zakonisht funksionon kur nuk ka opozite perballe, e perballe aktit te turpshem qe qeveria ndermori, sot opozita heshti!
p.s...dhe ndoshta opozita heshti sepse kjo qe ndodhi sot ishte "nje arsye shteterore", por qe gjithmone e siperhere ne fakt eshte vetem HALLI i Edi Rames!

Lajmet e fundit nga