
Nga Arian Galdini/ Lista të Hapura, Parti të Hapura, Kod i Hapur!
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogjikshme, se vota për atë që do e vlerëson për më të mirin e më të ndershmin, është votë e humbur kot, nëse kandidati i virtytit është jo nga parti e madhe dhe jo me miliona oligarkësh apo krimi…
Logjika e votës së humbur është logjikë gavete.
Hordhitë e militantëve kokëboshë dhe injorantë mbahen peng nga kjo logjikë…
Sepse, nëse pret dikush mrekullinë që në kohët e sotme, Partite e Mëdha të kandidojnë njerëz të virtytshëm, atëherë më vjen keq por gjasat janë krejt të zbehta në kufijtë e të pamundurës.
Po aq të zbehta janë shanset që vetë kandidatet e virtytshëm, të ndihen të përfaqësuar e të pranojnë të kandidohen nga partitë e mëdha.
Të virtytshmit as që duan tua shohin bojën Partive të Mëdha.
Pra, as Partitë e Mëdha nuk kandidojnë njerëz të virtytshëm, e as njerëzit e virtytshëm nuk pranojnë të kenë afri apo lidhje me Partitë e Mëdha.
Atëherë nëse nuk votojmë njerëz të virtytshëm, kë votojmë?
Me siguri votojmë zgjedhjet e pështira të Partive të Mëdha që janë kryesisht kaqola, gjytyrymë, servilë symbyllur e gojëmbyllur, batakçinj, mashtruesa e plaçkaxhinj…
Partitë e Mëdha gjithmonë zgjedhin “karta e figura” të cilëve ua dinë lidhjet e bëmat edhe pse publiku i pranon si “shitje të reja” kur i njeh pak apo ndryshe…
Njerëzit e virtytshëm ose nuk ngatërrohen fare me politikë ose nëse i hyjnë politikës e bëjnë për mision.
Njerëzit e virtytshëm nuk janë as hajdutë, as mashtrues, as batakçinj, as përfitues, e kësisoj nuk kanë as pasuri, as hordhi, as media, as Oligarkë e as Krim të Organizuar, ndaj edhe janë e duken të dobët…
Por të jesh qytetar i dobët prej virtytit është fuqi e jashtëzakonshme karakteri e vlerash…
Atëherë ripërsëris pyetjen:
Nëse nuk votojmë njerëzit e virtytshëm se na duken të dobët, pa para e pa media e pa hordhi, atëherë kë votojmë?
E thjeshtë fare.
Shikoni historinë e 32 viteve.
Në 32 vite shqiptarët kanë votuar Partitë e Mëdha dhe Kandidatët e tyre.
Dhe kanë 32 vite që ankohen për hajdutët, derrat, maskarenjtë, që janë 32 vite që na rrjepin e plaçkisin gjithcka e na përzënë fëmijët nga atdheu…
Po nëse ne i votojmë, atëherë pae ankohemi?
Po nëse ne ankohemi çdo ditë, atëherë pse i votojmë?
Vota e humbur.
Të votosh një njeri të virtytshëm, të thonë se quhet votë e humbur se nuk fiton dot e ikën vota kot…
Por nëse Partitë e Mëdha kandidojnë veç hajdutë, kodosha, plaçkaxhinj, kriminelë, spiunë sigurimi, fuksa e llum, pse qenka “votë fituese” vota për ta???
Pse?
Sepse vota për ta është qartazi votë që na çon përsëri në humbje kohe, jete, në humbje kohe, në mjerim, në humbje shprese e në ankimime rituale pafund.
Nëse ”vota fituese” që shkon për Partitë e Mëdha, na humbet përfaqësimin, na humbet dinjitetin, na humbet kohën, na humbet zhvillimin, na humbet jetën, na humbet shpresën, na përzë nga ardheu, e na zhyt në depresion e ankimime të përditshme, atëherë ma thoni pse kjo qenka “vota e duhur”????
Nëse “vota fituese” për Partitë e Mëdha, është votë e tipit: Hajduti i anës sonë është më i mirë se Hajduti i anës tjetër, më ndjeni, por ku është përfitimi publik?
Nëse “votë fituese” u quaka vota për një nga Partitë e Mëdha, sepse kështu ka shanse të fitojë njëri hajdut kundër hajdutit tjetër, ma thoni si dhe ku fiton Shqipëria????
E vetmja votë që njoh unë si votë të lirë, është vota për njeriun e virtytshëm…
Vota për njeriun e ndershëm e të virtytshëm nuk është kurrë votë e humbur.
Sepse ndoshta nuk fiton dot ende një kandidat i ndershëm dhe i virtytshëm, por me siguri fiton shpirti ynë dhe Shqipëria fillon e ka shpresë.
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, d...
Te sheshi, kur po prisja jeshilen e semaforit, dikush ...
Programi: “Çfarë NUK do të bëjmë” 10 vjet më parë PS prem...
“Follow the money!” Shprehja tashmë e famshme u kriju...
Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si ë...
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premt...
Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të e...
Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një...
Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, p...
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit ...
Më bëri përshtypje, foljet ishin zgjedhuar në njëjësin e v...
Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës...
A e mbani mend studimin prej ngaku doli shifra 1 milio...
Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën ...
Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë...
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lul...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Një aksident ka ndodhur sot në lagjen numër 18, në bul...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...