LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ligj, një paradoks dhe dy risqe

29 Mars 2023, 15:21, Opinione Klodian Tomorri
Një ligj, një paradoks dhe dy risqe
Gazetari Klodian Tomorri

Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i cili zgjeron fashën e përfituesve duke përfshirë dhe administratën publike. Ideja është që qeveria do të mundësojë banesa me kushte të favorshme financiare për punonjësit e administratës publike dhe familjet e reja.

Tani, kjo si masë është pak me risk për një sërë arsyesh po kësaj do t'i kthehem më vonë. Shkova në fund të relacionit për të parë efektin buxhetor të ligjit, pra sa do t'i kushtonte taksapaguesit zgjerimi i programit të banesave sociale. Dhe surprizë. Qeveria thotë se ligji ka efekte pozitive buxhetore, pasi do të sjellë 1 miliard e ca lekë shtesë në të ardhurat e buxhetit.

Shikoni çfarë ndodh tani?

Është e njëjta sasi banesash disponibël, por zgjerohen kategoritë e përfituesve potencialë, pasi hyn dhe administrata publike. Pra me pak fjalë, ligji heq kriterin e të ardhurave të ulëta si kusht për të përfituar banesë sociale. Këtu ka dy risqe.

I pari është që do mbështeten më pak të varfrit me banesa sociale se tani do të përfitojnë edhe punonjësit e administratës, kur sasia e banesave disponibël është e njëjtë. Ah po, ka një shtesë në sasinë e banesave. Janë ato që po konfiskon qeveria nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje. E megjithatë këto mund të zgjeronin fashën e përfituesve te kategoritë në nevojë, por jo.

Risku i dytë është që programi i strehimit social të shndërrohet në një program shpërblimi për militantët e partisë. Meqenëse një pjesë e administratës është e mbushur me militantë, tani qeveria do t'u japë edhe shtëpi. Gjithsesi, ka ardhur puna të thuhet, më mirë militantët se oligarkët.

19:47 Opinione Ermal Mulosmani

Komedia e zezë e PD-së

Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...

Lajmet e fundit nga